Vritet një prift në një kishë të Kajros
Në një deklaratë, kisha identifikoi priftin e vrarë si Makar Saad Makar

Një prift sot u qëllua për vdekje nga një roje private e sigurisë brenda një kishe në veri të Kajros, bëri të ditur Kisha Ortodokse Koptike e Egjiptit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, kisha identifikoi priftin e vrarë si Makar Saad Makar.
Sipas deklaratës, incidenti ndodhi në Kishën e Shën Markut në qarkun verior Shubra al-Khaimah të Kajros.
“Kryepeshkopi i ka informuar autoritetet për atë që ka ndodhur dhe hetimet janë duke u zhvilluar”, thuhet në deklaratë.
Kjo vrasja është incidenti i dytë i këtij lloji, brenda më pak se një viti, që të ndodhë në një kishë egjiptiane.
Në korrik të vitit të kaluar, një peshkop kopt u gjet i vdekur në manastirin e Egjiptit në Abu Maqar.
Pas një hetimi, doli që peshkopi ishte vrarë nga dy murgjit koptik, të cilët u dënuan me vdekje në prill.