Vritet një person në Shkodër

Mëngjesin e së martës është vrarë me armë zjarri në Shkodër 55-vjeçari Nazmi Bandulla.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” të qytetit, pak metra larg banesës së 55-vjeçarit.

Bandulla është një person i njohur për drejtësinë. Më parë i ishte vendosur dhe tritol në banesë.

Rrethanat e vrasjes janë ende të paqarta.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërkohë kanë nisur kërkimet për kapjet e autorit.