Vritet me sëpatë nga kunati një grua në Elbasan.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në fshatin Kusarth, ku 44-vjeçarja u godit për vdekje nga kunati Tefik Tashi, 58 vjeç. Viktima është 44-vjeçarja Alma Qevani, motra e bashkëshortes së Tefik Tashit.
58-vjeçari u kap nga policia në fshatin Bradashesh, teksa ishte me një sëpatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ai ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.