Vritet 31-vjeçari shqiptar në Gjermani, dyshimet e para

Një 31 vjeçar shqiptar nga Kosova është vrarë në Gjermani të shtunën e kaluar më 7 janar. Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Freiburgut, në zonën Auggener Weg. Shqiptari nga Kosova është dërguar në spital por për fat të keq nuk ka arritur që të shpëtoj. Dyshohet…

Një 31 vjeçar shqiptar nga Kosova është vrarë në Gjermani të shtunën e kaluar më 7 janar.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Freiburgut, në zonën Auggener Weg.

Shqiptari nga Kosova është dërguar në spital por për fat të keq nuk ka arritur që të shpëtoj.

Dyshohet se autor i ngjarjes është një 29-vjeçar, ish-i dashuri i partneres të shqiptarit nga Kosova.

Sipas policisë së Freiburgut 29-vjeçari në ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë ka shkuar tek shtëpia e ish të dashurës së tij.

Para shtëpisë kishte ndodhur një mosmarrëveshje, ku i dyshuar ka nxjerrë armën, ka qëlluar në drejtim të shqiptarit dhe më pas është larguar.