Vrau babë e bir, 28-vjeçari ekstradohet nga Italia

Autoritetet policore njoftuan mëngjesin e kësaj të mërkure ekstradimin nga Italia të një 28-vjeçari nga Elbasani. Bëhet fjalë për Etjen Canin, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se në vitin 2012 vrau me armë zjarri Gentian dhe Nezir Beqirin, babë e bir.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”. E. C. është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2012, në qytetin e Elbasanit, ku janë vrarë me armë zjarri babë e bir, shtetasit G. B. dhe N. B. “, thotë policia në një njoftim për mediat.

28-vjeçari u ekstradua nga Milano dhe u kap falë bashkëpunimit me autoritetet fqinje.