Petrit Vuksani është vrarë mesditën e sotme me armë zjarri në Shkodër.
Gazetari i Euronews Albania Teodor Gjerga bën me dije se ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen “Tom Kola”.
Mësohet se 51-vjeçari ka qenë vetëm në banesë në momentin që është qëlluar, ndërsa ende nuk duhet asgjë për autorin.
“Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç”- njofton policia.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.