Vrasje e trefishtë tek Unaza e Re, dhëndri vret vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten

Mësohet se dhëndri ka vrarë vjehrrin, vjehrrën dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri veten. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Bujar Mata, 52-vjeçaren Xhevrie Mata dhe për Majlind Lala.

Një vrasje e trefishtë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Unazës së Re në rrugën Kristaq Mone.

Gjatë një konflikti, dhëndri ka vrarë vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten. Në momentin e mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, ka gjetur autorin me armën e krimit në dorë. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Bujar Mata, 52-vjeçaren Xhevrie Mata dhe për Majlind Lala.

Ende nuk dihen detaje mbi arsyen që ka çuar në vrasjen e trefishtë, ndërsa Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur ngjarjen.

Ky është rasti i tretë i krimit në familje për këtë muaj. Një rast ka ndodhur në një familje shqiptare në Korfuz, ku një shqiptar emigrant në Greqi ka vrarë vajzën e tij duke e goditur me shufër hekuri në kokë dhe më pas e ka varrosur në oborrin e shtëpisë, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një afgan.

 Në ditën e dytë të vitit Gazment Musta vrau me thikën e bukës gruan Gentiana Caushaj 31-vjeçe, dhe motrën e saj Merisa Caushaj 18-vjeçe pasi kërkoi që të shkonte tek prindërit e saj për festat. /ReportTv