Vrasësi “humb” kujtesën ! Gramsh, 80-vjeçari që vrau gruan dhe më pas vëllanë merret në pyetje

Te paqarta kanë qenë deklaratat e para në polici të 80-vjecarit Xhevit Sinani i cili mbrëmjen e së premtes vrau me sëpatë bashkëshorten dhe vëllanë e tij.

80-vjeçari u ka thënë oficereve te policisë se gruaja dhe vëllai kanë humbur jetën, por nuk mban mend rrethanat e vdekjes së tyre.

Ngjarja makabër ndodhi ne fshatin Tërvol të Gramshit ku ne gjendje te rënduar psikologjike Xhevit Sinani vrau gruan me sëpatë ne shtëpinë e tyre dhe me pas ju drejtuar shtëpisë së të vëllait duke vrare edhe këtë te fundit në oborr.

Të paqarta mbeten shkaqet e ngjarjes së rënde ku mbetën të vrarë Shaqir Sinani 73 vjeç dhe Zeqine Sinani 74 vjeçe.

Ne Tervol janë hapur dyert e mortit ndërsa familjarë e fqinj mbeten të shokuar për ngjarjen e rëndë. Familja nuk njihej për problematika apo grindje të mëparshme ndaj dhe lajmi i hidhur ka tronditur gjithë zonën.