Vodhi në mes të ditës një makinë me karrotrec në Tiranë, në pranga 38 vjeçari

Një 38 vjeçar është arrestuar pasi u kap nga kamerat e sigurisë duke vjedhur një makinë në Tiranë, ndërsa bashkëpunëtori i tij është në ndjekje penale.

Eduard Bardho dyshohet si autor i dy vjedhjeve të ndodhura gjatë javës së fundit, konkretisht më datë 27 prill, ku vodhi makinën me karrotrec në rrugën ” Hoxha Tasim”. Këtë vjedhje ai e kreu në bashkëpunim me me 36 vjeçarin F. S., i cili është nën hetim, në gjendje të lirë.

Makina e vjedhur i përkiste T. N.

Ndërsa ditën e djeshme në në rrugën “28 Nëntori”, Bardho ka vjedhur motomjetin e A. H., të cilin më pas ia ka shitur F. S.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua makina dhe motomjeti i vjedhur, gjithashtu dhe një aparat celular.

Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Karrotreci”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vodhi një automjet dhe një motomjet, vihet në pranga 38-vjeçari. Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për përvetësim të mallrave të vjedhura. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Karrotreci”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi E. B. dyshohet se është autor i dy vjedhjeve të ndodhura gjatë javës së fundit, konkretisht më datë 27.04.2023, në rrugën “Hoxha Tahsim”, dyshohet se ka vjedhur me një karrotrec, automjetin e shtetases T. N., ndërsa më datë 03.05.2023, në rrugën “28 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e shtetasit A. H., të cilin më pas ia ka shitur shtetasit F. S.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i vjedhur dhe motomjeti i vjedhur, si dhe një aparat celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.