Vlorë, shkon i dehur në lokal dhe duke bërtitur, i riu merr pistoletën manovër dhe qëllon kamerierin

Drimadha (Dhërmi) nuk gjen qetësi gjatë natës së kaluar. Pas djegies së shezlongëve të një biznesi ku dyshohet për shkak të konkurrencës, një tjetër ngjarje është shënuar ku është qëlluar me pistoletë manovër.

28-vjeari H.F., në gjendje të dehur ka hyrë në një lokal duke bërtitur dhe bërë zhurmë. Kjo ka bërë që kamarieri t’i afrohej dhe t’i kërkonte që të ulte zërin por ka hasur në kundërshtinë e tij. 28-vjeçari është konfliktuar fizikisht me kamarierin dhe një person tjetër në lokal dhe më pas ka shkuar në makinë e tij, ku ka marrë pistoletën manovër dhe ka qëlluar në drejtim të kamarierit.

Gjatë kontrolleve është gjetur pistoleta e dytë e përdorur gjatë përplasjes, në hotelin e familjes Gocaj. Pistoleta e parë u sekuestrua në vendin e ngjarjes.

Gjithçka nisi si një debat mes vëllezërve Ferracaku dhe atyre Gocaj për pjesën e shezlongëve në plazh, por përfundoi në një masakër. Sherri degradoi në përdorimin e armëve dhe si pasojë e shkëmbimit të plumbave mbetën të vrarë 4 persona, Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç si dhe 20 vjeçari Myzerim Zeneli, një jetim i cili ishte në ditën e parë të punës.

Kujtim Ferracaku, pronar i Hotel ‘Fantazia’ është përplasur me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ‘Gocaj’. Palët dyshohet se u konfliktuan mesditën e djeshme për shezlongët. Nga informacionet paraprake mësohet ka qenë pikërisht anëtarët e familjes Ferracaku të cilët kanë shkuar pas mesnate në hotelin ‘Gocaj’ për të sqaruar konliktin për shezlongët. Dy pronarët e hoteleve janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe debati ka degjeneneruar me përdorimin e armëve. Bizneset e tyre ndodheshin vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit.

Pjetër Gocaj, babai i Xhovan dhe Edmond Gocajt, dy vëllezërit që mbetën të vrarë deklaroi i prekur se ia vranë djemtë në derë të shtëpisë, dhe madje djali i madh jetonte në Angli dhe kishte ardhur për të investuar. Me palën tjetër, Pjetër Gocaj tha se ka pasur miqësi.