Vlorë, det me dallgë dhe erë e fuqishme, anulohen lundirmet

Moti i vranët do të mbizotërojë sot në Vlorë...

Moti i vranët do të mbizotërojë sot në Vlorë.

Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 24orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si më poshtë: era dhe deti në drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 5-6bft 10-15m/s brenda gjirit të Vlorës;
dhe jashtë gjirit të Vlorës : era dhe deti në drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 6-7bft deri 8bft 15-25m/s jashtë.

Janë pezulluar të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar ndërkohë nuk janë pezulluar.

Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jeteë në datën 01.02.2021 ora 16:00.

Trageti i linjës Brindisi Vlore i cili sapo ka mbërritur në portin e Vlorës për të zbarkuar pasagjerët, por pasi ka bërë disa manovra për tu lidhur në mol e ka pasur të pa mundur për shkak të erës së fuqishme.

Si pasojë 160 pasagjerët që janë në traget kanë ngelur brenda dhe nuk mund të zbresin.

Ndërkohë trageti ka dalë në Rad , deri në përmirësimin e motit.

Trageti i linjës Brindisi Vlorë me 160 pasagjere në bord, doli në Rad , në afërsi të gadishullit të Karaburunit për tu mbrojtur nga erërat e fuqishme që fryn nga Jugu.

Pritet ulja e fuqisë së erës rreth orës 15-16 për të bërë zbarkimin e pasagjerëve.