Vllaznia në çerekfinalen e Kupës, shkodranët eliminojnë Bylisin dhe sfidojnë skuadrën kryeqytetase

Vllaznia ia del të kualifikohet për në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Shkodranët nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në stadiumin Loro Boriçi, megjithatë të besuarit e trajnerit Mirel Josa kishin në “xhep” edhe rezultatin e sfidës së parë që kishte përfunduar në favorin e tyre 2-0.

Sa i përket sfidës, vendasit pësuan të parët golin teksa Kaçori në minutën e 74-të kaloi në avantazh ballshiotët.

Gjithsesi, tre minuta më pas ishte sërish Kaçori që u bë protagonist këtë herë për keq duke qenë se u ndëshkua me karton të kuq duke lënë të tijtë në disavantazh numerik.