Vllaznia i falet një braziliani, nis mbarë rrugëtimi drejt Superiores

Një brazilian nderon Vllazninë, kuqeblutë mposhtin Korabin

Vllaznia ka mposhtur Korabin me rezultatin 2-1 në sfidën hapëse të Kategorisë së Parë. Edhe pse një fitore e vuajtur, shkodranët e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë eskperiencë të re, me qëllim rikthimin në Superiore.

Hajdari ishte ai që gjeti golin e parë në sekondat e fundit të pjesës së parë, duke dërguar skuadrën shkodrane në dhomat e zhveshjes me avantazhin e një goli. Në të dytën, miqtë nga Dibra dolën në fushë më kërkues dhe arritën të barazonin rezultatin me Murjan në minutën e 66-të.

Nuk zgjati shumë festa e Korabit, pasi 7 minuta më vonë, ishte braziliani Zhunior që i dha fitoren skuadrës së Hasan Likës, e cila në sfidën e radhës do të udhëtojë drejt Burrelit për tu përballur me skuadrën matjane.

Vllaznia-Korabi 2-1

Hajdari 45+4, Zhunior 73′  / Murja 66′