Vllaznia barazon me Teutën, Partizani merr kreun

Partizani ka marrë kryesimin e Kategorisë Superiore pas mbylljes së javës së 31-të.

Të kuqtë mposhtën 1-0 Apoloninë, me golin e Jasir Asanit, duke shkuar në kuotën e 57 pikëve dhe duke kapërcyer në renditje Teutën, që barazoi 0-0 me Vllazninë.

Shkodranët tashmë e shohin veten të tretët, me 54 pikë, me vetëm një pikë më shumë sesa Laçi vendit të katërt.