Vjosa po “rrethohet”. Ndërtohen penelet mbrojtëse për tokat bujqësore

Ndërtimi i paneleve mbrojtës në shtratin e lumit Vjosë, do të parandalojë gërryerjen e tokave bujqësore dhe përmbytjet e vazhdueshme në fshatrat që shtrihen përgjatë shtratit të tij.

Ndërtimi i paneleve mbrojtës në shtratin e lumit Vjosë, do të parandalojë gërryerjen e tokave bujqësore dhe përmbytjet e vazhdueshme në fshatrat që shtrihen përgjatë shtratit të tij.

Më të dëmtuar nga lumi kanë qenë banorët e fshatrave Kashisht, Sheqmusalalar dhe Cerven në njësinë administrative Frakull.

Si pasojë e gërryerjes, lumi i ka “grabitur” fermerëve sipërfaqe të konsiderueshme toke, duke i’a dhuruar atë fshatrave në anën tjetër të tij,shkruan Top Channel.

Një prej fermerëve që lumi i ka gërryer një sipërfaqe të madhe toke, thotë se panelet e rinj duhet të ndërtoheshin në vendet ku janë ndërtuar panelet në vitin 1970.

Penelet e fundit janë ndërtuar në vitin 2004. Sipas banorëve ata u shkatërruan brenda një kohe të shkurtër si pasojë e cilësisë së dobët dhe planimetrisë së gabuar.