Vjen momenti i Salah, zbret në fushë përballë Rusisë

Ylli i skuadrës së Egjiptit do të jetë në fushë që nga minuta e parë ne ndeshjen vendimtare të Grupit A.

Mohamed Salah u detyra ta shikonte ndeshjen Egjipt-Urugai nga stoli i rezervave. Skuadra e tij luajti si e barabartë ndaj amerikano-latinëve, por në fund fati solli, që “Faraonët” të dilnin nga fusha e lojës me kokën ulur për shkak të një goli në limite të Gimenez.

Me siguri goli i qendërmbrojtësit të Atletikos ka qenë si një thikë në zemër për Salanë dhe për miliona egjiptianë në të gjithë botën. Situata te “Magrebasit” nuk e zymtë, por ditën e djeshme trajneri Hektor Kuper ka marrë lajmin e shumëpritur për sulmuesin Mohamed Salah.

Pas dëmtimit të rëndë që mori në finalen e Champions, tashmë mund të thuhet me siguri që Muhamed Salah është rikuperuar.

Ylli egjiptian mungoi në sfidën e parë të kombëtares së tij ndaj Uruguajit, por tashmë do të jetë i gatshëm ndaj organizatorëve të Botërorit, Rusisë.

Sulmuesi egjiptian u stërvit sot plotësisht me skuadrën, duke treguar se nuk kishte më probleme në shpatull.

Tashmë trajneri argjentinas i Egjiptit po e planifikon titullar yllin e Liverpoolit, për sfidën e datës 19 kundër Rusisë, që është përcaktuese për të fatin e skuadrën në Botëror.

Shënuesi i 44 golave me Liverpulin gjatë sezonit që lamë pas do të jetë një ndihmë shumë e madhe ndaj Rusisë, por edhe në rast fitoreje telashet për egjiptianët nuk do të mbarojnë, pasi fati i tyre do të mbetet në dorën e Uruguait, që luan ndeshjen e fundit ndaj Rusisë

Botërori “Rusi 2018”, është shumë i veçantë për popullin egjiptian, pasi pavarësisht dominimit në Kupën e Afrikës, kualifikimi në Botëror për ta ishte paradoksalisht një mision i pamundur prej 28 vitesh.

Salah u dëmtua në finalen e Ligës së Kampionëve, mes Liverpoolit dhe Realit të Madridit, pas një përplasjeje me kapitenin e madrilenëve, Sergio Ramos.