Vizitat e Ramës në Turqi e Greqi, Redi Shehu: Kryeministrit iu caktua detyra e negociatorit nga Erdogani, por jo për të…

I ftuar në ‘Open”, Shehu tha se kjo ‘detyrë’ Ramës nuk i është bërë për të marrë ai benefite, por e sheh si një investim për Shqipërinë në Ballakan.

Analisti Redi Shehu është shprehur se kryeministri Edi Rama është caktuar negociator nga Ankaraja për të ‘rregulluar’ marrëdhëniet Turqi-Greqi.

I ftuar në ‘Open”, Shehu tha se kjo ‘detyrë’ Ramës nuk i është bërë për të marrë ai benefite, por e sheh si një investim për Shqipërinë në Ballakn.

“Ramës i është caktuar si detyrë. Dhe besoj që i është caktuar nga Turqia. Dhe i është vendosur si kusht edhe Greqisë që të bien dakord për negociata. Për Ramën është mirë politikisht. Por mendoj se Turqia nuk e bën për Ramën, por është një investim për Shqipërinë dhe rolin në Ballkan. Lëvizje gjeostrategjike për vlerësimin e Shqipërisë në Ballkan. Ndodhi Rama dhe ai po e bën këtë që të shikojë sa benefite ka,”- tha Redi Shehu.