Vizita në SHBA, Gjekmarkaj takime me përfaqësues të qeverisë gjermane dhe Katalonjës

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar sot një takim me drejtorin ekzekutiv të fondacionit “Heinrich Boell”, Bastian Hermissin, gjatë qëndrimit në Uashington.

Gjatë takimit u diskutua për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe hapat e saj drejt integrimit në BE.

“Biseduam me z. Hermissin si perfaqesues i Partisë së Gjelber në Gjermani, parti kjo që ka disa ministri në koalicionin qeveris në Berlin nder të tjera atë Puneve të Jashtme për nevojen e integrimit të Shqiperisë në Europë pas këndvështrimeve të reja pasojë e konfliktit Rusi-Ukraine. Po kaq vëmendje gjeta tek ai për rritjen e bashkëpunimit mes zyrës të hapur së fundmi në Tiranë dhe politikanëve të rinj shqiptarë, për vendosjen e kontakteve me politikanë gjermanë e europianë si dhe mundësinë e ndikimit për ruajtjen e mjedisit në Shqipëri e tema të tjera në fokus të këtij fondacioni që mban emrin e shkrimtarit Hejnri Bel. Zoti Hermissin premtoi për një vizitë së afërmi në vendit tonë për t’u takuar me autoritetet politike shqiptare dhe ato të shoqërisë civile”, deklaroi Gjekmarkaj.

Në të njëjtën kohë ai zhvilloi një takim edhe me Isidre Sala shef i delagacionit të përhershëm i Qeverisë së Katalonjës në Uashington. “Me përfaqësuesin e Katalonjës biseduam për eksperiencat e Qeverisë së Katalonjes për transparencën, përfshirjen e qytetarëve në hartimin e legjislacionit dhe llogaridhënien e të zgjedhurve para tyre si dhe për shkëmbime parlamentare, kulturore e ekonomike mes Shqipërise dhe Katalonjës”, tha nënkryetari i Kuvendit.