Zbulueshmëria e vrasjeve në qarkun e Shkodrës në veri të vendit, për vitet 2016-2017 ka qenë 100%.
Sipas statistikave të publikuara të dielën në rubrikën “Pasqyra Javore ” të qeverisë niveli më i ulët i këtij treguesi në 64%, shënohet në vitin 2013.
Ndërkohë që gjatë këtyre dy viteve, puna intensive e forcave të rendit ka bërë të mundur jo vetëm identifikimin dhe arrestimin në kohë rekord të autorëve me rekorde kriminale, por edhe uljen e ndjeshme të këtyre rasteve.
Sipas të dhënave zyrtare, numri vrasjeve me dashje në qarkun Shkodër kundrejt vitit 2010 dhe 2012, që u shënuan 18 raste në secilin vit, u ul në 7 raste në vitin 2018 dhe 6 raste në vitin 2017./ATSH