Virozat, spitalet plot

Vendi është përfshirë javët e fundit nga mot i paqëndrueshëm që përkthehet në probleme shëndetësore, sidomos për fëmijët.

Vendi është përfshirë javët e fundit nga mot i paqendrueshëm që përkthehet në probleme shëndetësore, sidomos për fëmijët.

Mjekja pediatre Besjana Hoxha thotë për Top Channel: “Është stinë virozash sepse është periudha me më shumë luhatje të temperaturave. Fëmijët janë akoma në çerdhe e kopshte dhe kanë kontakt me njëri-tjetrin”.

Ambulanca numër 9 në Tiranë ka një fluks të përditshëm vizitash.

Sapo ka nisur frekuentimi i pishinave dhe plazheve, për këtë arsye shfaqet edhe një lloj tjetër infeksioni, ai i veshit. Mjekja pediatre jep këtë këshillë: “Prindërit duhet të kenë kujdes temperaturën që e neglizhojnë pasi nuk është shumë e lartë. Ne kemi pasur raste me bronkopneumoni pasi prindërit kanë neglizhuar fillimisht”.

Mjekët pediatër të ambulancës 9 përballen me një fluks në rritje vizitash: “6 pediatër bëjmë 600 vizita në muaj. Është numër goxha i konsiderueshëm”.