Vijon regjistrimi i hershëm në shkollën “Maarif” në Maqedoninë e Veriut

Fondacioni turk "Maarif", i cili ka shkolla në më shumë se 30 vende të botës ka shkollë edhe në Maqedoninë e Veriut. Shkolla ndodhet në Tetovë, në të cilën ka një kopsht, shkollë fillore dhe shkollë të mesme

Ka filluar regjistrimi i hershëm në shkollën ndërkombëtare “Maarif” (Maarif School International) në Maqedoninë e Veriut, që do të zgjasë në periudhën prej 1 deri më 30 prill të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Fondacioni turk “Maarif”, i cili ka shkolla në më shumë se 30 vende të botës ka shkollë edhe në Maqedoninë e Veriut. Shkolla ndodhet në Tetovë, në të cilën ka një kopsht, shkollë fillore dhe shkollë të mesme.

Kjo shkollë ofron arsim me mësues të përkushtuar, ambient të rehatshëm dhe të përshtatshëm për studentët. Shkolla ka 44 klasa, laboratore të ndryshme, biblioteka, studio, sallë sporti dhe hapësirë ​​për mbajtjen e manifestimeve ceremoniale.

Shkolla bën të ditur se programi arsimor në lëndët e fizikës, kimisë dhe biologjisë, përveç ligjërimit teorik, mbështetet edhe me eksperimente praktike ndërsa mësimi në lëndët në fushën e shkencës zhvillohet në laboratore moderne të pajisura për studimin e teknologjisë së informacionit.

Shkolla gjithashtu ka një sallë të mbyllur sportive moderne dhe arsimtarë profesionistë dhe profesorë për edukatën fizike që punojnë me përkushtim me nxënësit.

Për më tepër, ka një amfiteatër me një kapacitet prej 300 vendesh, i cili është dedikuar për kinema dhe koncerte.

Për aktivitetet artistike, shkolla ka atelie për artet e bukura si dhe një atelie për artin muzikor që u ofron studentëve mundësi për të zbuluar dhe zhvilluar talentin e tyre.

Shkolla “Maarif” gjithashtu ka një bibliotekë shumëgjuhëshe aktive që përmban vepra në gjuhën shqipe, turke, angleze dhe maqedonase.

Ndër të tjera, shkolla ka kuzhinën e saj në të cilën në kushtet higjienike përgatiten ushqime të ndryshme për nxënësit, dhe gjithashtu, brenda konvitit të shkollës ekziston mundësia e akomodimit të mbi 140 nxënësve. Konviktet janë të ndara në pjesë për meshkuj dhe femra.

Kjo shkollë gjithashtu zhvillon lëndë mësimore dhe kërkimore, të shoqëruar nga profesorët që i ndihmon nxënësit në studim.

Përveç Tetovës, shkolla “Maarif” gjithashtu zhvillon aktivitetet e saj në Shkup, ku nga nëntori i vitit të kaluar u hap një çerdhe.

Kopshtet në Shkup dhe Tetovë janë të pajisura plotësisht për të siguruar zhvillimin e nevojshëm të mësimdhënies për mësimin e fëmijëve.

Gjithashtu ka kënde të lojërave ku fëmijët mund të argëtohen në një mjedis të sigurt, për të cilat kujdeset stafi mësimdhënës me përvojë.

Vlerat e përbashkëta të njerëzimit janë bazat tona të arsimit”, është motoja e shkollave ndërkombëtare “Maarif”.