Vidhnin energji elektrike/ Procedohen 51 abonentë, gjysma në Shkodër dhe Durrës

51 persona janë proceduar për vjedhje të energjinë elektrike dhe 250.000kV për tu paguar ndaj OSSH-së.

Me anë të një njoftimi në facebook OSHEE ka njoftuar për procedimin e 51 abonentëve ku gjysma e rasteve ishin në Shkodër dhe Durrës. Ndaj abonentëve të proceduar u vendos edhe vlera e dëmit prej 250 mijë kV vjedhje.

Ja njoftimi i plotë i OSHEE-së:

51 procedime për vjedhje të energjisë dhe 250.000kV detyrim për tu paguar ndaj OSSH

👉2626 kontrollet e kryera nga Departamenti i Rikuperimit të #Humbjeve në #maj, zbuluan dhe proceduan në organet e drejtësisë 51 abonentë, ku gjysma e rasteve ishin ne zonat e #Shkodrës dhe #Durrësit 💪🏼

Ky departament, pjesë e #OSSH, pas verifikimeve në terren rekomandoi 1001 masa (detyra) për drejtoritë rajonale, për zbatimin me korrektësi të procedurave ligjore 📌

Ndaj abonentëve të proceduar penalisht u vendos edhe vlera e dëmit prej 250 mijë kV (vjedhje) shkaktuar kompanisë, pjesë e OSHEE Group sh.a ✔️