Video epike! Qytetari duke ju fshehur policisë në Tiranë

Qytetari luan “macja me miun” për t'iu fshehur policisë gjate shtetrrethimit...

Në një kohë kur vendi është në shtetrrethim, ka dhe nga ata qytetarë që thyejnë rregullat e ndalimit të qarkullimit.

Për të zbatuar këto masa, forcat policore janë vazhdimisht në patrullim për të ndaluar qytetarët që të kryejnë dalje të panevojshme nga shtëpitë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet një qytetar që po fshihet pas një makine të parkuar. Ndërkohë që pak metra larg tij qëndron një patrullë policore duke kërkuar qytetarin që po i fshihet.

Kjo video që duhet thënë është edhe komike, tregon se si një qytetar i fshihet policisë. Ndiqni videon më poshtë…