Video epike/ ‘Na i dogjët o të mallkuar’, e pazakontë në Gramsh, qytetari del para Bashkisë dhe bën copa-copa televizorin (Arsyeja)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gramsh, ku një qytetar ka marrë televizorin e shtëpisë dhe e ka bërë copë-copë para bashkisë. Personi në fjalë është identifikuar si Dari Tabaku, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në sheshin kryesor të qytetit.

Me televizorin dhe një sopat në dorë ai ka dalë në sheshin para bashkisë së këtij qyteti dhe pasi e ka hedhur ekranin në shesh e ka bërë copë-copë me sopat duke nxjerrë të gjithë dufin e grumbulluar.

Shkak për veprimin e pazakontë është bërë ndërprerja e shpeshtë e dritave që sipas tij i ka djegur pajisjet shtëpiake. “Na i dogje pajisjet o i mallkuar”, dëgjohet të thotë qytetari.

Banorë të qytetit dhe të fshatrave të Gramshit ankohen se gjatë kësaj periudhe dritat ikin e vijnë disa herë në ditë duke iu djegur elektroshtëpiaket. Sipas tyre shkak është mbingarkesa në rrjet, jo nga konsumi, por nga mbiprodhimi. Në Gramsh janë ndërtuar dhjetëra HEC-e që lidhen me sistemin por duket se gjatë ditëve me shi ka pasur mbiprodhim dhe thikat bien.

Pasojat po i vuajnë qytetarët, pasi sipas të dhënave, edhe mjaft të tjerë kanë pasur djegie të pajisjeve elektroshtëpiake. Kërkesa e qytetarëve duket s epo bie në vesh të shurdhër pasi situata ka disa ditë që nuk po stabilizohet.

Dhe ky qytetar ka zgjedhur një mënyrë krejt origjinale për të protestuar.