“Vetting pasurisë së pedagogëve”, Sindikata i përgjigjet Ramës: Shantazh ndaj stafeve akademike. Pastruesi në FSHZH ka rrogë më të madhe se e jona

Shantazh ndaj stafeve akademike. Kështu e ka cilësuar kreu i Sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se do të niste një vetting për pasurinë e pedagogëve.

“Nuk i referohemi fjalëve të kryeministrit. Ai të mbajë përgjegjësinë e tij për arsimin. Të shoh qartazi arsimin. Jemi në vend të fundit në rankim. Jo vetëm jemi më poshtë se Kosova, por më poshtë se Bosnjë-Hercegovina. T’i japë dinjitetin financimit të universiteteve, platformës së re të arsimit. Nxjerrja e procesit të vettingunt në këtë moment, tregon frymë shtantazhi ndaj nesh. Është e pabesueshme kjo ide e tij në këto komente. Ka pasur mundësi në bazë të grevës së studentëve që të bëjë transparencë. Mos krijoni tymnajë se profesorati është shtresë e varfër.”, tha ai.

Ndërkohë, një prej anëtarëve të kësaj sindikate tha mes ironisë se pastruesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

“Kryeministri të deklarojë piramidën e pagave në të gjithë administratën publike pasi kemi parë pastrues në Fondin Shqiptar të Zhvillimit që marrin më shumë se sa një pedagog”, tha një tjetër pedagog, anëtar i sindikatës.