Vetingu vijon të godasë korrupsionin në drejtësi, opozita hidhet përpjetë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimeve të vazhdueshme të opozitës lidhur me vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarët dhe prokurorët.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimeve të vazhdueshme të opozitës lidhur me vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarët dhe prokurorët.

Në një postim në facebook, Rama thekson se “Vetingu vijon të godasë me sukses në kokë oktapodin e korrupsionit degjenerues në drejtësi”, raporton ATSH.

“Po për fatkeqësinë e zgjedhësve të saj që e mbështesin Vetingun, njësoj si gjithë qytetarët e për turpin e saj më të madh, opozita hidhet përpjetë pas çdo goditje. Humbësa Pa Pikë Dinjiteti”, deklaron Kreu i Ekzekutivit.