Vetingu në politikë, Ruçi: Drafti i PD për shqyrtim në komisione

“Propozimi i Partisë Demokratike për vetingun në politikë është botuar në faqen e Kuvendit. Pas dy javësh nga data e depozitimit do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i ligjeve që do të bëjë një program për njohjen, diskutim për materialin dhe më pas do të çohet për diskutim”.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka folur sot për vetingun në politikë, pas propozimit që PD ka dorëzuar disa ditë më parë. Nga Fieri, ai tha se drafti është botuar në faqen zyrtare të Kuvendit.

“Ka ditë që ky draft është paraqitur. Sipas procedurave parlamentare, dje ka qenë afati për të njoftuar seancë e Parlamentit. Është futur në programin e Kuvendit. Është botuar në faqen e Kuvendit. Pas dy jave nga data e depozitimit do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i ligjeve që do të bëjë një program për njohjen, diskutimin dhe për materialin dhe më pas do të çohet për diskutim”, – tha Ruçi.

“Do të miratohet apo jo, është shumë shpejt për të dhënë unë verdiktin. Jam Kryetar i Parlamentit dhe drejtues i saj. Vetingu për politikanët është diskutuar në të kaluarën, qoftë në vitin organik, i cili miratoi me konsensus ligjet për dekriminalizimin, ashtu si pjesë e vetingut janë objekt i reformës në drejtësi”, – theksoi Ruçi.

“Presim nisma, drafti është në tavolinën e diskutimit. Do të diskutohet dhe gjykohet në momentin e duhur”, tha Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi./ATSH