“Vetëm në Arbitrazhin e Bankës Botërore janë 12 çështje”/ Berisha për zgjedhjet e 14 majit: Të bëhemi bashkë për t’i prerë biletën Ramës!

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim me krerët e degëve të Tiranës. Gjatë fjalës së tij Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka grabitur qytetarët shqiptarë, duke e cilësuar atë si kreun e narkoshtetit.

Gjithashtu me tej bëri thirrje që qytetarët të bashkohen kundër qeverisë Rama që më 14 maj t’i japin përgjigje që meriton keqqeverisjes.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ai thotë se djegësi i Tiranës përdoret për larjen dhe riciklimin e parave. Pra ky është rivali i Belind Këlliçit, njeriu që po vjedh çdo ditë bashkinë. Përse kjo frymë e paparë fitoreje dhe optimizmi? Ka shkaqet e veta, ne sit jemi këtu sepse në datën 15prill ditën e shtunë, Tirana dhe mbarë Shqipëria hapin fushatën elektorale, këto deri tani kanë qenë para fushatë. Ky që mbjell ato pemë, më kujton dy personazhe të Çehovit, ku dy persona kishin dalë për gjah në pyll dhe atje vrasin një njeri duke menduar se po vrisnin gjahun. Shkojnë e kontrollojnë i gjejnë rubla dhe i gjejnë një kuti konserve, dhe thonë lerë se jemi në kreshtë, sikur nuk kishin bërë mëkat këta! Ai tha se do të rrisë rrogat dhe mendon se shqiptarët do e besojnë. Mjekët këtu kanë ikur, ushtarakët kanë dorëzuar dorëheqje…Tani ligji e ndalon fushatën elektorale, as Partia e Punës nuk e bëri në vitin ’91. Ky me flamurin e mashtrimit në dorë, rrogat, rrogat, rrogat…Por harron se është kampion i mashtrimit dhe askush nuk i beson më. Ai mjafton të mashtrojë, mirëpo para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar ky shkelmon dhe cënon zgjedhjet e lira. Një njeri që ishte i nxirë, ai ishte vrug…Belind ti je ezmer natyral, por ai e kishte nga tjetër hall… Premtoi shëndetësi falas dhe tani po vendos formë më çnjerëzore. Imagjinoni dy njerëz në të njëjtën gjendje, njëri ka para dhe paguan, tjetri nuk ka para dhe është në mëshirë të fatit dhe të Zotit. Nuk kisha dëgjuar kurrë një diskriminim të tmerrshëm në sektorin publik. Pra më 15 prill çelet fushata çelet në stadiumin “Air Albania” dhe në 15 maj kemi fitoren. Ju ftoj që këto ditë të angazhohemi në takime të vogla, që çdo qytetar ta takojmë. Të bëhemi bashkë për t’i prerë biletën Edi Ramës shefit të narkoshtetit dhe të vendosim pluralizmin në Shqipëri.

Më tej Berisha u ndal tek Porti i Durrësit, duke e cilësuar projektin korruptiv. Berisha tha se shifra mund të shkojnë deri në 400 mln euro me të dyja Arbitrazhet ndërsa shtoi se e gjithë shuma që rrezikon Shqipëria nga çështjet në gjykatën ndërkombëtare shkon deri në 1.6 mld euro.

“Vetëm për Portin mund të shkohet në 300-400 mln euro me të dyja Arbitrazhet., Sipas të dhënave shumë të sakta, pa Portin vetëm në Arbitrazhin e Bankës Botërore janë 12 çështje. 5 janë në Paris, 2 janë në Zvicër. Ekspertët kanë llogaritur 1.6 mld euro që janë rrogat e 2 vite e gjysmë të të gjithë shqiptarëve. A mund të imagjinohet të ndëshkohet një popull nga një njeri i papërgjegjshëm që për t’u bërë vetë ortak me Alabbarin përzuri një nga kompanitë më serioze. Ky sillet si Gadaf që zgjohet në mëngjes dhe thotë më ka ardhur kjo ide”, tha Berisha.