Një 64-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë.
Ai dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një ndërtese, në lagjen “Isa Boletini”. Si pasojë B. M., për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në spital.
Policia po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
“Vlorë/ Sot, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një ndërtese, shtetasi B. M., 64 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas njoftimit të policisë.