Veseli dhe Haradinaj i bëjnë thirrje të njëjtë Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur shqetësim për siç ka thënë ai “ngutin e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur shqetësim për siç ka thënë ai “ngutin e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe”.
Sipas kryetarit të partisë më të madhe opozitare në Kosovë, taksa 100 për qind ndaj importeve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës nuk duhet hequr, pasi sipas tij ai vendim ka qenë dinjitoz për Kosovën.

“Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën”, ka thënë Veseli në një postim në rrjetin social, Facebook.

Partia e Veslit ka qenë pjesë e koalicionit qeveritar, kur ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë vendim për taksën në nëntor të vitit 2018.Thirrje për heqje të taksës patën bërë si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Bashkimi Evropian, mirëpo Haradinaj nuk ishte zmbrapsur.Më herët gjatë ditës, edhe vetë Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të mos heqë dorë nga kjo masë,raporton Top Channel

Përmes një letre të hapur, Haradinaj ka thënë se “në kundërshtim të Serbisë duhet të jemi bashkë deri në njohje reciproke, e jo të jesh për një reciprocitet pa njohje”.

Haradinaj letër Kurtit: Mos e hiqni taksën!

Kurti në anën tjetër ka deklaruar të mërkurën se do të zëvendësojë taksën me reciprocitetin e plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë.