Verstappen kundër sistemit “halo”

Përfshirja e sistemit mbrojtës “halo” në gara e Formula 1 ka krijuar mjaft polemika, pasi bëhet fjalë për një objekt që vendoset para fytyrës së pilotëve gjatë kohës që janë në pistë. Piloti Max Verstappen e konsideron si negativ këtë risi. “Është një gjë e shëmtuar dhe e rëndë. Do të peshojë mbi 6kg dhe nuk është aspak në favorin tim.

Duke qenë se jam një pilot i gjatë dhe më i rëndë se mesatarja, për mua nuk do të jetë aspak ideale. Megjithatë, nuk kam ndërmend të ndryshoj programin tim të stërvitjes për t’iu përshtatur sistemit halo”, u shpreh Max Verstappen.

Gjithsesi, piloti holandez përgatitet për sezonin e ri, ku synon rezultate shumë herë më të mira se ato të vitit 2017, ku pati një pjesë të parë të kampionatit zhgënjyes, me disa tërheqje nga gara. “Shpresoj që makina të jetë e bukur dhe mbi të gjitha e shpejtë. Te skuadra shoh entuziazëm, janë të gjithë të kënaqur që sezoni i rip o afrohet.

Vjet e mbyllëm mirë vitin 2017, ndaj duam ta nisim mirë edhe këtë vit. Pushimet na shërbyen për të karikuar bateritë, por tashmë ka ardhur koha për të rinisur gjithçka nga e para, nda mezi pres të zbres sërish në pistë”, tha Verstappen.