Vepra të ndryshme penale! Arrestohen katër persona, dy prej tyre ishin shpallur në kërkim

Katër persona janë vënë në pranga, dy prej tyre mbeten në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuarit janë:

-35-vjeçari G. M., banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte u gjet dhe u sekuestrua lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

-30-vjeçari P. M., banues në lagjen nr. 15 të Durrësit, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

-41-vjeçari A. K., 41 vjeç, banues në Kosovë, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

-32-vjeçari K. G., banues në lagjen nr. 14 të Durrësi, pasi ka vjedhur disa mobilie, në banesën e një gruaje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.