Venecia “rrëzoi” qeverinë/ Komentet e komisionit për “Kushtetuesen” dhe “Antishpifjen”

Komisioni i Venecias dha një ditë më parë komentet e tij për dy çështje që kanë shkaktuar debat të fortë institucional por edhe politik, çështjen e gjykatës kushtetuese si dhe projektligji për antishpifjen. Në të dyja këto komente Venecia ka dalë kundër qëndrimeve të qeverisë. Po le ti shohim me radhë se cilat janë ato.

Për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese komisioni I Venecia ka dalë në konkluzionin se kreu Këshillit të emërimeve në drejtësi, ishte shkaktari kryesor i përplasjes midis Kuvendit dhe Presidentit për listën e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese. Sipas Venecias KED të respektojë afatet gjatë procesit të emërimit, ndërkohë dy listat i dërgoi brenda 6 ditësh tek presidenti dhe në kuvend. Komisioni i Venecias shpjegoi se qëndrimi i zotit Dvorani për përgatitjen e listave të plota morën më shumë kohë, nuk duket i besueshëm.

KED nuk funksionoi në mënyrë transparente. Transparenca është thelbësore për të fituar besimin e publikut në procedurën e emërimit, pra në vetë Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, KED shpërfilli praninë e detyrueshme kushtetuese të Avokatit të Popullit si vëzhgues qoftë në përzgjedhjen përmes shortit, qoftë edhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e KED-së”

Dërgimi i listave tek presidenti dhe kuvendi, thuhet në raportin e komisionit të Venecias, shkaktoi një incident të rëndë procedurial. Venecia del për përfundimin se është e justifikueshme të pranohet emërimi i mëvonshëm i një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht

Pika tjetër e nxehtë e trajtuar nga Venecia është projektligji anti shpifje për të cilën thuhet

“Ligji vuan nga paqartësia dhe ka të ngjarë të ketë një ‘efekt të ftohtë’ duke shtypur diskutimin e lirë dhe fjalimin politik në sektorin shqiptar të internetit.”

Ligji që do prekte edhe portalet dhe botën online sipas komisionit të Venecias nuk është gati për miratim.