Vendos sërish VAR, Suedia mposht Korenë e Jugut

Suedinë e ndihmon VAR-i për të mposhtur minimalisht Korenë e Jugut, tani Gjermania rrezikon seriozisht

Sërish sistemi VAR bëhet përcaktues nëndeshjet e Botërorit. Në takimin e Grupit F mes Suedisë dhe Koresë së Jugut gjyqtarit kryesor Aguilar iu desh të rishikonte pamjet filmike për të qenë i bindur se ndërhyrja e Min-Woo Kim ndaj Claesson ishte e gabuar. Granqvist nuk gabon nga pika e bardhë, duke realizuar golin e vetëm të skuadrës së tij.

Pikërisht ky episode vendosi fatin e kësaj ndeshjeje, që rezultoi më e vështirë sa parashikohej për përfaqësuesen nordike.

Ishte një ndeshje  fortë me shumë duele, sidomos në mesin e fushës, por me pak raste shënimi teksa skuadrat mbronin mirë në prapavijë duke mos lejuar kundërshtarin të shfaqej lirshëm në sulm.

Mbrojtja suedeze njihet tashmë, për më tepër pyetni Italinë, por edhe koreanët ishin tepër solidë dhe ishte vetëm me anë të një penalltie që u zhbllokua rezultati i ndeshjes.

Ishin momentet ato që përcaktuan ndeshjen. Kishte momente ku Suedia luante mirë dhe sulmonte, dhe në disa momente të tjera ishte Koreja që insistonte në kërkim të golit.

Më pas vjen dominimi i Suedisë, por sulmuesi Berg humbi disa raste të pastra, derisa erdhi minuta e 64-t, kur Claesson fitoi penalltinë.

Gjithsesi, europianët e kanë merituar fitoren duke parë edhe mundësitë për gol të krijuara. Goli erdhi në minutën e 65’ nga pika e bardhë e penalltisë nga këmba e djathtë e Granqvist. pas golit koreanët u munduan të bënin diçka por pa sukses, Suedia merr tre pikë jetësore.

Suedia me këtë sukses ngjitet në krye me pikë të barabarta dhe golaverazh të njëjtë me Meksikën. Vështirësohet edhe më të tej cështja e kualifikimit për Gjermaninë, që duhet patjetër të fitojë me Suedinë për të vijuar në raundin tjetër.

Formacionet zyrtare

Suedia: Olsen, Augustinsson, Granqvist, Jansson, Lustig, Claesson, Larsson, Ekdal, Forsberg, Berg, Toivonen.

Korea e Jugut: Cho, Yong Lee, Jang, Young-Gëon Kim, Park, Jae-Sung Lee, Ki, Koo, Hwang, Shin-Wook Kim, Son.

Arbitër: Joel Aguilar (Slovakia)

https://streamable.com/wnmtj