Vendimi i BE për negociatat, SHBA përgëzon Shqipërinë

Ambasada e SHBA-ve ka përgëzuar Shqipërinë pas vendimit të ministrave të Jashtëm të BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë në verën e vitit 2019 nëse plotësohen disa kushte të paracaktuara.

Në një deklaratë për media, Ambasada e SHBA në Tiranë tha se Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe se tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe.

Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar”, tha Ambasada e SHBA.