Vendimet kundër FETO-s, burg të përjetshëm teknikut që ndërpreu sinjalin e TV natën e 15 korrikut

Tekniku civil, Omer Sanli, për të cilin u konstatua se natën gjatë tentativës së grusht shtetit të mposhtur të 15 korrikut 2016, pas të cilit qëndron organizata terroriste FETO dhe i cili ishte i ngarkuar për ndërprerjen e transmetimit televiziv, u dënua me burgim të përjetshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Sanli ishte në arrati dhe pasi u arrestua dosja e tij u nda nga padia kornizë kundër FETO-s, e cila përfshin gjithashtu ngjarje në të cilat puçistët pushtuan Drejtorinë e Përgjithshme të Radio Televizionit Turk (TRT).

Sanli seancën e sotme para Gjykatës së 24-të Penale në Stamboll e ndoqi përmes video-konferencës nga burgu ku ai po qëndron ndërsa në seancën dëgjimore të pranishëm ishin dhe avokatë që përfaqësonin presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, Ministrinë e Mbrojtjes dhe TRT.

Këshilli Gjyqësor dënoi Omer Sanli me burg të përjetshëm për “përpjekjen për të përmbysur rendin Kushtetues të Republikës së Turqisë përmes përdorimit të forcës dhe dhunës”.

Përveç kësaj, ai u dënua me 5 vjet burg për “bllokim të paligjshëm të të gjithë transmetuesve të mediave”.

Natën e 15 korrikut, puçistët pushtuan Drejtorinë e Përgjithshme të Radio Televizionit Turk (TRT) dhe 13 minuta pas mesnate detyruan spikeren e televizionit kombëtar të lexonte shpalljen e grushtit të shtetit, pas së cilës sinjali i TRT u ndërpre.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për përpjekjen e grushtit të shtetit të mposhtur në Turqi natën e 15 korrikut në vitin 2016.

FETO është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gülen, me banim në SHBA, ekstradimin e të cilit Turqia zyrtarisht e ka kërkuar nga Washingtoni.

Për vite me radhë, anëtarët e organizatës terroriste, duke kurdisur provimet, u ngritën në shërbim, duke u infiltruar kështu në institucionet e shtetit. Pastaj, fillimisht në dhjetor 2013, mbështetësit e FETO-s në gjyqësorin turk u përpoqën të ndjekin penalisht një numër zyrtarësh të rangut të lartë përmes një gjykimi montuar për korrupsion.

Disa vjet më vonë, pasoi përpjekja e grusht shtetit të mposhtur nga terroristët e FETO-s, pra përpjekja për grusht shteti i kryer nga oficerët e FETO-s të infiltruar në ushtrinë turke.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Gülen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016 në të cilin 251 persona u martirizuan dhe 2.734 u plagosën.