“Vendet evropiane po luajnë lojën e terroristëve të PKK dhe YPG-së”

"Operacioni është në përputhje me interesat jetësore të Turqisë. Cili shtet mund të tolerojë aktet kriminale të një organizate terroriste dhe separatiste që kërcënon plotësisht tërësinë e tij?", tha Charles Saint-Prot

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Kërkimeve Gjeopolitike në Paris, Charles Saint-Prot ka deklaruar se “Vendet evropiane po luajnë lojën e terroristëve të PKK dhe YPG-së”.

Eksperti francez i shkencave politike, Saint-Prot, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), lidhur me operacionin “Burimi i Paqes” dhe qëndrimin e Evropës ndaj operacionit tha se “Më duhet të theksoj se operacionin ‘Burimi i Paqes‘ është kryer në përputhje me të drejtën për mbrojtje të nenit 51 të Kartës së OKB-së. YPG/PYD-ja në Siri është dega e PKK-së dhe PKK-ja trajtohet nga NATO dhe Bashkimi Evropian (BE) si organizatë terroriste”.

Saint-Prot shtoi se këto organizata terroriste kërcënojnë sovranitetin territorial dhe unitetin e Turqisë.

Ai thotë se operacioni në të njëjtën kohë është në përputhje me vendimet e marra nga OKB-ja në çështjen e luftës kundër terrorizmit. “Operacioni është në përputhje me interesat jetësore të Turqisë. Cili shtet mund të tolerojë aktet kriminale të një organizate terroriste dhe separatiste që kërcënon plotësisht tërësinë e tij? Askush nuk mund ta pengojë Turqinë që të marrë masa për sigurinë kombëtare të saj. Në këto kushte, ne vetëm mund të miratojmë ndërhyrjen e Ankarasë nëse nuk duam eliminimin dhe dobësimin e Turqisë. Fatkeqësisht situata në disa qarqe duket e tillë”, tha Saint-Prot.

“Është e tmerrshme që BE-ja kundështon Turqinë dhe sigurinë kombëtare të saj duke mbajtur anën e terroristëve dhe elementëve separatistë. Turqia gjithmonë ka qenë një aleat i rëndësishëm dhe besnik në NATO. Siguria e Turqisë dhe e Evropës janë të lidhura me njëra-tjetrën. Në të njëjtën mënyrë të tmerrshme janë edhe arsyet e këqija të paraqitura nga vendet evropiane që pretendojnë se luftojnë me organizatën terroriste DEASH dhe që për aleatë kanë një organizatë tjetër terroriste”, tha Saint-Prot, duke kritikuar qëndrimin e Evropës lidhur me operacionin.

Ai tha se e dënon qëndrimin e qeverisë fraceze e cila ka harruar se Turqia është aleati më i vjetër i Francës dhe se fushata intensive e dezinformimit në median ndërkombëtare lidhur me operacionin ka manipuluar pikëpamjen e opinionit publik.

“Pas mediave ndodhen grupe të fuqishme izraelite, komuniste, të majta. Këto grupe shumojnë gënjeshtrat. Nuk flasin dhe nuk përmendin 400 mijë kurdët sirianë që kanë shkuar në Turqi. Nuk ndajnë deklaratën e Këshilli Botëror të Krishterëve Aramaikë se YPG-ja është përgjegjëse për rritjen e tensioneve në verilindje të Sirisë. Ata pretendojnë se Turqia vendos në objektiv ‘kurdët‘ dhe jo YPG-në e cila në Siri është dega e PKK-së. Por, Turqia lufton kundër terroristëve pa vendosur në objektiv civilët (në Siri)”, thekson Saint-Prot.

Në vazhdim Saint-Prot ka bërë të ditur se YPG/PKK-ja për të krijuar kaos në Siri ka liruar të burgosurit e DEASH-it që mban nën kontrollin e saj, dhe se terroristët e DEASH-it që kanë shkuar në Siri për të luftuar duhet të gjykohen në vendet e tyre ku ata janë shtetas.

“Vendet evropiane që dënojnë Turqinë po luajnë lojën e terroristëve të PKK dhe YPG-së. Sigurisht që kjo nuk është normale sepse këto vende e kanë vendosur PKK-në në listën e tyre të terrorizmit. A mos vallë këtu mos bëhet fjalë për paaftësi, mohim ose nënshtrim ndaj lobeve të fuqishme? Kjo është e tmerrshme në çdo rrethanë”, tha Saint-Prot.