Veliaj tregon masat lehtësuese për bizneset në Tiranë

Veliaj: S’ka taksë për hapësirën publike edhe për maj- qershor, anulohet dhe taksa e hoteleve deri më 15 shtator

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se bizneset nuk do të paguajnë taksë për hapësirën publike as për maj- qershor.

Ndërkohë ai thotë se hotelet në Tiranë nuk do të paguajnë taksë deri më 15 shtatorit, raporton Top Channel.

”Heqje e taksës publike edhe për maj- qershor. Nuk do të thotë zaptim, atë që e ke të aplikuar nga Bashkia e ke pa pagesë.
Do inkurajojmë sa më shumë aktivitet ejashtë, si shkollë në Parkun Rinia.

Taksat lokale mund të kompensohet për investime, anulimi i taksës së hoteleve deri më 15 shtator, përfitojnë 300 hotele në Tiranë.”- tha Veliaj.