Vdiq nga Covid-19, letra prekëse e italianes: Kur të shërohem, të gjithë për darkë!

Koronavirusi/ Vdes Arianna, 46-vjeçarja veneciane që shkruante: Kur të shërohem, të gjithë për darkë...

Ka vdekur pas betejës me koronavirusin 46 vjeçarja italiane Arianna Busetto, e cila më herët e shtruar në spital u shkruante miqve “kur të shërohem do të më ftoni të gjithë për darkë”.

Por kjo ditë nuk erdhi pasi ajo u përkeqësua dy ditë pas shtrimit, në fillim në një spital të Venezias, ku kishte lindur dhe më pas në Viadana, shkruan Top Channel.

“Folëm të enjten – dhe e lamë që sapo kjo të mbaronte të shiheshim për darkë ose për të biseduar pak”, tha një kolegia e saj nga Seletti.Image result for Arianna Busetto