Vdes përballë trupit gjykues presidenti i parë i zgjedhur demokratikisht i Egjiptit Muhamed Mursi

Mursi u bë presidenti i parë Egjiptian i cili u zgjodh në mënyrë demokratike në 2012-ën, një vit pas Pranverës Arabe e cila rrëzoi nga pushteti diktatorin Hosni Mubarak pas një udhëheqjeje 30 vjeçare të hekurt.

Ish presidenti Egjiptian Muhamed Mursi u nda nga jeta ditën e sotme përballë trupit gjykues në Kajro sipas medias shtetërore.

67-vjeçari humbi jetën pak pasi i kishte rënë të fikët në gjykatë në kryeqytetin Egjiptian.

“Ai ishte duke folur përballë gjykatësit për 20 minuta dhe më pas humbi kontrollin dhe i ra të fikët. Mursi u dërgua me shpejtësi në spital ku edhe humbi jetën,” tha një burim i gjykatës.

Mursi u bë presidenti i parë Egjiptian i cili u zgjodh në mënyrë demokratike në 2012-ën, një vit pas Pranverës Arabe e cila rrëzoi nga pushteti diktatorin Hosni Mubarak pas një udhëheqjeje 30 vjeçare të hekurt.

Mursi shërbeu vetëm një vit nga katër në postin e presidentit të Egjiptit pas grushtit të shtetit në Korrik të 2013-ës ku u arrestua dhe u zëvendësuar nga Abdel Fatah al Sisi.

Ai akuzohej nga autoritetet për spiunazh dhe vuante një dënim të përjetshëm. Mursi qëndroi prapa hekurave për 6 vite.

Presidenti Turk Erdogan ishte ndër të parët të cilët folën për vdekjen e Mursiut duke e quajtur “shehid.” /EPërditshmja