Prokuroria ka ngritur akuzën për tre efektivët e komisiariatit të Korçës, për mosdhënie ndihme ndaj 27-vjeçarit Enea Ftoj, që ndërroi jetë në ambientet e paraburgimit.
Ka prova, që efektivët e policisë, nuk i kanë dhënë ndihmë Enea Ftojit, edhe pse ai kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë dy ditëve të qëndrimit në ambientet e Komisariatit. Policia ka shkelur rregulloren e trajtimit të të shoqëruarve dhe nuk ka kryer kontrolle periodike në qelinë e 27-vjeçarit.
Prokuroria po vlerëson të gjitha provat dhe dëshmitë e grumbulluara dhe pritet të vërë nën akuzë, të paktën tre efektivë të Komisariatit të Korçës.