Vdekja e 2 punëtorëve nga rrëzimi i skelave, ndalohet 46-vjeçari

Policia e Tiranës ka ndaluar një tjetër person të lidhur me ngjarjen e 16 gushtit 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion, ndërruan jetën dy punëtorë.

Në pranga ka rënë administratori i skelave, Petrit Sylaj, 46 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij është bërë pasi Prokuroria kishte lëshuar një urdhër ndalimi, pasi dyshohet se ka lidhje me ngjarjen. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme,shkruan Top Channel.