Vazhdon të rritet numri i viktimave në SHBA, 1554 viktima në 24 orë

Shteti më i prekur vijon të mbetet New York ku edhe aty vihet re një trend rritës në numrin e të vdekurve.

Numri i viktimave në SHBA ka pasur një trend rritës gjatë 24 orëve të fundit.

1,554 persona kanë humbur betejën me pandeminë e COVID-19, ku numri total ka shkuar në 25,195 të vdekur.

Po gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar dhe 16,547 raste të reja ku gjithsej janë 603,488 të infektuar.

Edhe numri i të shëruarve është rritur në 38,131 persona që kanë lënë spitalin.

Shteti më i prekur vijon të mbetet New York ku edhe aty vihet re një trend rritës në numrin e të vdekurve, transmeton OraNews.

Në 24 orë u raportuan 778 viktima me një total prej 10,834 të vdekur.

Në një konferencë për shtyp, guvernatori Andrew Cuomo u shpreh se janë regjistruar dhe 1600 raste të reja të infektuar me COVID-19.

Gjithsej numërohen 202,208 persona të diagnostikuar me koronavirusin e ri.