Vazhdon kthimi i sirianëve në vendin e tyre

Vetëm brenda dy javëve të fundit janë kthyer në vendin e tyre rreth 4 mijë sirianë, që deri tani e kishin vazhduar jetën në provinca të ndryshme të Turqisë.

Në dy javët e fundit janë kthyer në vendin e tyre rreth 4 mijë sirianë.

Familjet siriane vazhdojnë të kthehen në Idlib dhe zonat e sigurta përreth.

Sirianët, të cilët deri tani e kanë vazhduar jetën në provinca të ndryshme të Turqisë, vijnë në Pikën e Kalimit Kufitar “Cilvegözü”, që ndodhet në provincën Rejhanllë (Reyhanlı) të Hatajit, për t’u kthyer në vendin e tyre.

Pas kryerjes së veprimeve të nevojshme familjet nisen për në zonat e sigurta me disa plaçka që kanë marrë me vete.

Nga kjo pikë kufitare brenda 2 javëve janë kthyer për në zonat e sigurta në vendin e tyre rreth 4 mijë sirianë.

Nga ana tjetër në pikën e kalimit kufitar vihet re një fluks i madh i kamionëve që transportojnë ndihma humanitare dhe mallra tregtare, që janë dërguar nga Turqia në Siri./TRT