Vazhdojnë zjarret në Kaliforni

Është rritur në 6 numri i të vdekurve si pasojë e zjarreve në shtetin e Kalifornisë në SHBA

Është rritur në 6 numri i të vdekurve si pasojë e zjarreve në shtetin e Kalifornisë në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sherifi i rajonit Shasta County, Tom Bosenko në një deklaratë për media tha se si pasojë e zjarreve të përhapura javën e kaluar, të cilat ende nuk janë vënë nën kontroll, numri i të vdekurve është rritur në 6.

Bosenko tha se nuk kanë informacione lidhur me gjendjen e 7 personave që janë zhdukur.

Ndërkaq numri i personave që janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve është rritur në 50 mijë. Si pasojë e zjarreve në rajon janë djegur 657 shtëpi ndërsa 145 të tjerë janë dëmtuar.

Zyrtarët njoftojnë se dy persona janë ndaluar me dyshim se kanë vjedhur në shtëpitë e evakuuara.

Sipas CNN-it, deri më tani janë vënë nën kontroll vetëm 5 për qind e zjarreve që u përhapën që nga dita e hënë. Zjarret kanë përfshirë një hapësirë prej 350 kilometra katrorë.

Zëdhënësja e Departamentit Pyjor dhe Mbrojtjes nga Zjarret në Kaliforni, Lynne Tolmachoff dje në një deklaratë tha se në punimet e shuarjes së zjarreve që po vazhdojnë në 17 rajone, marrin pjesë 12 mijë zjarrfikës.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka shpallur gjendje emergjente në rajonin e përfshirë nga zjarret.