Vazhdojnë përleshjet YPG/PKK-DEASH në Deir ez-Zor të Sirisë

Përleshjet filluan më 11 shtator, mes organizatave terroriste DEASH dhe YPG/PKK në qarkun Heccin të qytetit Deir ez-Zor në kufi me Irakun dhe në qytezat Shiife, Suse dhe Bagoz përreth tij

Vazhdojnë përleshjet mes organizatave terroriste YPG/PKK dhe DEASH në qytetin Deir ez-Zor, në lindje të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Përleshjet filluan më 11 shtator, mes organizatave terroriste DEASH dhe YPG/PKK në qarkun Heccin të qytetit Deir ez-Zor në kufi me Irakun dhe në qytezat Shiife, Suse dhe Bagoz përreth tij.

DEASH po i përgjigjet pjesëtarëve të YPG/PKK-së të cilët po përpiqen që të avancojnë në qendrën e qytezës Bagoz me snajperistë, mortajë dhe me autobomba. DEASH ka arritur që të marrë nën kontroll përsëri një pjesë të madhe të lagjeve që i kishte humbur.

Në përleshje DEASH ka vrarë 7 terroristë të YPG/PKK-së, ndërsa ka marrë peng 3 gra terroriste.

Aktualisht një pjesë e madhe e qytezës është nën kontroll të DEASH-it, kurse YPG/PKK po tregon prezencë në 2 lagje.

DEASH dje ka realizuar një sulm me mortajë ndaj një pike në shkretëtirën Heccin ku ndodhen pjesëtarët e YPG/PKK-së. Në sulm janë vrarë 3 terroristë të YPG/PKK-së, kurse 5 të tjerë janë plagosur rëndë. YPG/PKK nuk ka arritur asnjë avancim në rajonet tjera të DEASH-it.

YPG/PKK me mbështetjen e SHBA-ve po mban nën okupim rajonet periferike në lindje dhe perëndim të Deir ez-Zorit. Rreth 28 për qind të territorit të Sirisë ndodhet nën okupimin e YPG/PKK-së.

Organizata terroriste DEASH vazhdon praninë e saj në 3 pika të Sirisë. Organizata mban nën kontroll 3,3 për qind të territorit të Sirisë.