Disa termete janë regjistruar pak minuta më parë në vendin tonë. Saktësisht në orën 11:16 dhe 12.01 minuta.
Sipas EMSC, tèrmeti i parë ishte me magnitudë 3,1, me epiqendër 37 km në veri-perendim të Tiranës dhe 9 km në veri-perëndim të Mamurrasit.
Vatra e tërmetit ka qenë me thellësi 37 km, ndërsa lëkundjet që zgjatën 2-3 sekonda janë ndjerë edhe në Durrës, Vorë, Mamurras, Thumanë, Krujë dhe Tiranë.
Ndërsa tèrmeti i dytë ishte me magnitudë 2.5 me epiqendër 31 km në veri-perendim të Tiranës dhe 2 km në të perëndim të Mamurrasit.
Vatra e tërmetit ka qenë me thellësi 38 km, ndërsa lëkundjet që zgjatën 1-3 sekonda janë ndjerë edhe në Durrës, Mamurras dhe Tiranë.
Sipas sizmologëve, kjo është diçka normale, pasi pasgoditjet do të vazhdojnë edhe për disa ditë ose javë.
E rëndësishme është që janë nga pasgoditjet nuk do të jetë më e fortë se tërmeti i 26 nëntorit dhe se aktiviteti sizmik do të shkojë drejt shuarjes.