Vazhdojnë bisedimet ndërmjet delegacionit turk dhe amerikan

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert bëri të ditur se vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e problemeve aktuale me Turqinë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert bëri të ditur se vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e problemeve aktuale me Turqinë.

Zëdhënësja Nauert bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me takimin e delegacionit turk prej 9 vetash, kryesuar nga Zëvendësministri i  Punëve të Jashtme të Turqisë, Sedat Onal dhe delegacionit amerikan të kryesuar nga zëvendëssekretari i shtetit John Sullivan.

Ajo bëri të ditur se “Me autoritet turke zhvilluam bisedime shtesë. Bisedimet vazhdojnë ende”

“Zëvendëssekretari i shtetit John Sullivan bisedoi me Zëvendësministrin e  Punëve të Jashtme të Turqisë, Sedat Onal. Palët biseduan për shumë çështje, që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe, përfshi edhe çështjen e pastorit Brunson (i cili gjendet në arrest në shtëpi)” shkruhet në deklaratën e shkurtër.

Delegacioni turk prej 9 personash, që vazhdon takimet në Uashington, kryesohet nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Sedat Onal.

Takimi i parë i delegacionit, në orët e mëngjesit në Departamentin amerikan të Shtetit, zgjati 50 minuta.

Bëhet e ditur se në delegacionin turk bëjnë pjesë nga tre autoritete të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Thesarit dhe Financës.

Takimet e delegacionit turk i ndoqi edhe Ambasadori i Turqisë në Uashington, Serdar Këllëç (Kılıç).