Varësia nga videolojërat, psikologët: Mund të sjellë çrregullime serioze te fëmijët

Fëmijët kanë përfunduar mësimet kohën e lirë ja dedikojnë argëtimit. Të dy do të luajnë futboll por jo në fushat sportive të kryeqytetit.

Juri dhe Stivi janë shokë në të njëjtën klasë. Pasi kanë përfunduar mësimet kohën e lirë ja dedikojnë argëtimit. Të dy do të luajnë futboll por jo në fushat sportive të kryeqytetit.

Për më shumë se 8 muaj ata nuk frekuentojnë terrenet sportive. Përpara këtij ekranit dy moshatarët shpenzojnë gati dy orë në ditë dhe mendojnë se aty ndihen më komod.

“Në fakt u ndjeva më mirë në “PlayStation”. Në fusha sportive është e vështirë të shkosh pasi duhen 10 veta të tjerë ndërsa në “PlayStaion” mund të shkosh me dy veta e të luash lirshëm. Në lagjen time nuk ka fusha futbolli. Kam shumë shokë që më shumë shkojnë në “PlayStation””, thotë Jurbleo Mata, nxënës.

Dikur një të tillë Juri e ka pasur në shtëpi. Por në momentin kur filloi të krijojë varësi, prindërit ja ndaluan ta përdorte. Megjithatë sërish e gjen mundësinë.

“Të erren sytë, të dhëmb koka. Po të qëndrosh 2-3 orë, kur del të dhëmbin sytë. Edhe unë e kam kuptuar që nëse kam “PlayStation” në shtëpi do të më pengojë në mësime pasi do ta kem mendjen aty”, tregon Jurbleo.

Një varësi në rritje ndaj lojërave teknologjike e vërejnë edhe psikologët. Ata këshillojnë prindërit të kujdesen më tepër për edukimin e fëmijëve pasi ç’rregullimet mund të jenë serioze.

“Këta fëmijë fillojnë të kenë problem në marrëdhëniet familjare. U prishet gjumi pasi qëndrojnë shumë natën. Kanë një zhvillim më të ngadaltë fizik dhe psikik pasi bëhen më të mbyllur në vet. Që në moshën 8-vjeçare fëmijët kanë akses në semarfonët e tyre dhe e kanë më të lehtë të krijojnë varësi”, thotë Adelina Pjetra, psikologe./TCh