Ushtria turke i dorëzoi Rusisë 18 elementë të regjimit të kapur në Rasulayn

Turqia si rezultat i koordinimit me autoritetet e Federatës Ruse i dorëzoi 18 elementë të regjimit të kapur në juglindje të Rasulayn.

18 elementë të regjimit të kapur në juglindje të Rasulayn-it në Siri u dorëzuan si rezultat i koordinimit me autoritetet e Federatës Ruse.

Në komunikatën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se “18 elementë të regjimit të kapur gjatë punimeve të kërkimit/zbulimit/sigurisë në juglindje të Rasulayn-it më 29 tetor iu dorëzuan autoriteteve të Federatës Ruse”.